AKK-ja thirrje zyrtarëve publik të deklarojnë pasurinë, përndyrshe paralajmëron veprime ligjore

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 12:32
 AKK-ja thirrje zyrtarëve publik të deklarojnë pasurinë, përndyrshe paralajmëron veprime ligjore

Agjencia Kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve  të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë  brenda afateve ligjore, në të kundërtën  për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit ligjor.

Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2021 ka vazhduar të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, do të përfundoj më 30 mars 2021.

Në javën e fundit të deklarimit të rregullt vjetor të  pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 2400 zyrtarë publik, ndërsa janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit.

Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve  të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë  deri me datën 31 mars 2021, në të kundërtën  për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit ligjor.

AKK,  ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se  për rastet e mos- deklarimit  të rregullt të pasurisë nga zyrtarët publik dhe  mosrespektimit të ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228  për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

“Agjencia kundër Korrupsionit, siguron se do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët e lartë publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj”, thuhet nga AKK.

Gjithashtu AKK, ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese se përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë,  të gjithë zyrtarët e lartë publik, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh  sipas ligjit në fuqi.

(Kosova Sot Online)