Biden:Marrëveshjet Kosovë-Serbi, hapa historik
Zëvendës presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se marrëveshjet mes Beogradit dhe Prishtinës janë “hapa historikë”, transmetojnë mediat kroate.
Biden këtë e ka thënë në Zagreb pas një deklarate për media në fund të samitit Brdo-Brione.
Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë hapa historikë ka thënë Biden duke përshëndetur liderët e Beogradit dhe Prishtinës që kanë mundësuar këto marrëveshje.
Biden ka thënë se hyrja e vendeve juglindore të Evropës në Bashkimin Evropian dhe në NATO është mënyra më e mirë për përparim të paqes dhe sigurisë në rajon.