Prizren: Po hapte varr, por gjeti dy mjete shpërthyese
Një punëtor i varrezave ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese të llojit të panjohur, duke hapur një varr tek varrezat.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Prizrenit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Policia thotë se njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetet në mënyrë të sigurt.
(Kosova Sot)