Ferizaj: Qytetari sulmon dy zyrtarë policorë pasi i shqiptuan gjobë për mosmbajtje të maskës

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 10:32
 Ferizaj: Qytetari sulmon dy zyrtarë policorë pasi i shqiptuan gjobë për mosmbajtje të maskës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 20:40 kanë arrestuar një person për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

Sipas policisë, nga policët të dyshuarit i ishte shqiptuar gjobë për mosmbajtje të maskës.

Pas shqiptimit të gjobës, qytetarë ka kanosur dhe sulmuar policët, të cilët më pastaj kanë marrë tretman mjekësor.

“Rr. Remzi Hoxha, Ferizaj , 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës zyrtare zbatimin e planit – masat parandaluese  për Covid-19. Të dyshuarit për mos mbajtje të maskës nga policët iu kishte shqiptuar gjoba dhe i njëjti në shenjë revolte  kishte kanosë dhe sulmuar  policët të cilët si pasoj kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të  prokurorit i dyshuari dërgohet në  mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)