Itali, bilanci i viktimave rritet ndjeshëm, bie numri i të infektuarve

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 18:52
Itali, bilanci i viktimave rritet ndjeshëm, bie numri i të infektuarve

Në Itali, sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë 7767.

Mbetet gjithsesi i lartë bilanci i viktimave, që janë në rritje të dukshme, 421 vetëm në 24 orët e fundit.

Me uljen domethënëse të shifrave të Lombardisë, që sot shënon pak më shumës e 800 të infektuar, rajoni më i goditur është Lacio, me 1200 të tillë.

Ndërkohë, kanë ardhur në vend 1.5 milion doza të Pfizer që pritet të lehtësojë ndjeshëm situatën në qendrat e vaksinimit që po njihnin mungesë dozash.  


(Kosova Sot Online)