Ja si u kthye mbrapsht avioni me 68 pasagjerë

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 15:38
Ja si u kthye mbrapsht  avioni me 68 pasagjerë

Pas rikthimit të normalitetit në aeroportin e Rinasit, detaje të tjera kanë dalë në dritë.

Ndër të tjera mësohet se Astrit Kurti me detyrë inspektor i vendqëndrimit të avionëve, mori informacion në lidhje me situatën e krijuar në aeroport.

Para hetuesve ai ka treguar se si rrodhën ngjarjet në aeroport hap pas hapi, deri në kthimin e avionit të parë me 68 pasagjerë të linjës Athinë-Tiranë. Në dëshminë e tij Kurti ka sqaruar se më datë 7 prill në aeroportin e Rinasit kanë qenë të planizuara për të udhëtuar nga Rinasi në drejtim të vendeve të tjera 13 linja ajrore me pasagjerë. Nga këto 13 linja, janë nisur të fluturim 5 linja ajrore dhe tetë linjat e tjera janë pezulluar nga ana e Albcontrollit dhe gjithashtu edhe linja ajrore Aegean me intinerat Athinë-Rinas është nisur nga Athina për në Tiranë dhe është kthyer sërish mbrapsht për në Athinë pa u ulur dot në aeroportin e Rinasit për shkak se i është anuluar ulja nga ana e Albcontrollit.

Bazur në raportin e Shërbimit të përpiluar nga punonjësi i policisë, Inspektor Astrit Kurti, i cili ka qenë i planëzuar me shërbim në VQA  ka rezultuar se rreth orës 08:30 ka shkuar te zyra e load kontroll ku merret informacion mbi linjat ajrore dhe është informuar se linja ajrore nga Athina për në Tiranë është nisur dhe se ulej në Rinas në 09:25. Gjithashtu Kurti ka shpjeguar në raportin e shërbimit se rreth orës 09:30 ka dalë nga vendqëndrimin e avionëve për të pritur linjën ajrore që vinte nga Athina për në Tiranë dhe aty në pistë ka konstatuar avionin e linjës Air Albania për në Stamboll dhe se marshalli i ka thënë se janë në grevë punonjësit e Albcontrollit dhe se janë në pritje të një konfirmimi.

Më tej Kurti shpjegon se në shërbimin e Load Kontrollit është njoftuar aty nga punonjësit se avioni i linjës ajrore që vinte nga Athina për në Rinas, është kthyer mbrapsht për në Athinë me 68 pasagjerë në bord. Sipas efektivit të policisë në raportin e shërbimit se rreth orës 10:10 është nisur avioni i Air Albanias për në Stamboll, ( pra është nisur me 50 minuta vonesë ) dhe se gjithashtu rreth orës 10:35 është ulur avioni i linjës ajore Ëizz Air nga Milano për në Rinas.

Ndërkohë Kurti shpjegon se në raportin e shërbimit se rreth orës 11:00 ka shkuar te zyrat e load kontrollit për të marrë informacion për avionin që vinte nga Athina për në Tiranë  dhe se aty i kanë konfirmuar punonjësit se nuk ka më fluturime, dhe se pasagjerët që kishin bërë check in do ktheheshin dhe nuk do fluturonin për shkak të pezullimit të fluturimeve.

(Kosova Sot Online)