Lexoni edhe:
U rrëmbye 43 vjet më parë, nëna e bindur: Djali im është sheiku Mohammed Al Habtoor
Hoxhë Shefqet Krasniqi ka folur rreth raporteve ndërmjet dy gjinive teksa shpjegonte siç tha ai “përshtatshmërinë e Kuranit me zhvillimet bashkëkohore”.
Madje Krasniqi ka bërë një interpretim fyes e diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.
U rrëmbye 43 vjet më parë, nëna e bindur: Djali im është sheiku Mohammed Al HabtoorLexoni edhe:
“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.
Kësaj deklarate të Krasniqit i ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku.
Në anën tjetër, gazetari Halil Matoshi ka thënë se ndaj kësaj deklarate duhet të reagojnë edhe presidentja, ministrat e deputetët.
(Kosova Sot Online)