Serbia nesër furnizohet edhe me 211 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 12:18
Serbia nesër furnizohet edhe me 211 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’

Serbia është duke vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sa i përket luftimit të virusit COVID-19.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se të hënën ose të martën në mëngjes arrijnë edhe 211 mijë doza të tjera të vaksinës së llojit ‘Pfizer’.

“Kinezër dhe Pfizer punojnë si një orë zviceranë sa i përket dërgesave të vaksinave. Të hënën arrijnë ato të Pfizer kurse në javën tjetër pritet të arrijnë edhe 500 mijë vaksina kineze”, tha ai.

(Kosova Sot Online)