Si u prit vendimi për hapjen e gastronomisë

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 22:47
Si u prit vendimi për hapjen e gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë të dielën ka marrë vendim për miratimin e masave të reja anti-covid.

Për herë të parë pas gati dy jave, po e bëjnë lokalin gati.

E nuk mungoi as interesimi i qytetarëve qysh në orët e para të mëngjesit të 19 prillit.

Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë, të dielën mbrëma mori vendim, për lehtësimin e masave anti-covid.

Me masat e reja, nga e hëna janë rihapur gastronomët e qëndrat tregtare.

E këtë vendim, duket se e kanë mirëpritur pronarët e kafeneve.

E deri të masat e reja, sipas Arian Vranicës nga Shoqata e Gastronomëvë, erdhi pas disa orë takimesh me qeveritarët e përfaqësues të institucioneve shëndetësore.

Një gjë e tillë, sipas Vranicës, nuk ndodhi me qeverisjen e kaluar.

Vranica ka kërkuar nga të gjithë pronarët e lokaleve, t’i respektojnë të gjitha masat nga vendimi i fundit.

Ndërsa thotë se shumë shpejt, gastronomët pritet të subvencionohen për përiudhen sa qëndruan mbyllur.

Po ashtu, me masat e reja është ndaluar edhe grumbullimet e qytetarëve me më shumë se 30 persona.

Por një premtim se shpejt mund të lejohen edhe mbajtja e dasmave, thonë të kenë marrë edhe në Oden e Hotelierisë.Ndërkohë, me vendim të fundit, bartja e maskës mbetet obligative, me përjashtim në disa raste.

Ministria e Shëndetësisë
11.  Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:
11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
11.2. Gjatë vrapit dhe çiklimit;
11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të  të njëjtës familje.

Nga 19 prilli, Transporti Publik do të funksionojë me 50% të kapacitetit ndërsa taksitë do të lejohen të punojnë me një udhëtar prapa, apo 3 nëse janë familjarë.

Ndërsa në institucionet publike e private sipas vendimit të MSH-së, duhet të paraqitet vetëm stafi esencial, ndërsa shtatëzënave duhet t’u mundësohet puna nga shtëpia.

Kurseqytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, në bazë të reciprotitetit, duhet ta kënë testin negativ të bërë në 72 orët e fundit

Në fund, orari i lëvizjes është zgjatur për 30 minuta.

Kësisoj qytetarëve iu ndalohet qarkullimi nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.


(Kosova Sot Online)