Masat e reja: A u liruan gratë shtatzëna të punojnë nga shtëpia

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 22:15
Masat e reja: A u liruan gratë shtatzëna të punojnë nga shtëpia

Qeveria merr vendim që gratë shtatzënë të punojnë nga shtëpia, sektori privat duket se nuk po e respekton këtë vendim


Është liruar për në shtëpi.

Njëra nga punëtorët e zyrës së sindikatës së sektorit privat, punët po i kryen nga distanca dhe jo nga ambienti i saj i punës.

Kjo pasi ajo është shtatzënë dhe me masat e reja të qeverisë është marrë vendim që gratë shtatzëna të lirohen që të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Ani pse ky vendim po respektohet në Sindikatën e Sektorit Privat, një gjë e tillë duket se nuk po respektohet në të gjitha institucionet private.

Kështu të paktën po thotë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi

Këtë vendim të Qeverisë e përkrahi edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Tashmë dihet se edhe ministria Haxhiu, është vetë në muajt e shtatzënisë.

Por, që kjo e fundit u pa të Hënën në punë.

Ministria e Drejtësisë

‘’ Ju njoftojmë se vendimi lidhur me lirimi nga puna të grave shtatzëna ka hyrë në fuqi nga dita e sotme, ndërsa sa i përket pyetjes se a respektohet apo jo nga Ministria e Drejtësisë, konfirmojmë se stafi civil i Ministrisë së Drejtësisë është duke e respektuar atë. Punonjëset që për shkak të natyrës së punës nuk mund ta kryejnë punën nga shtëpia nuk largohen nga lista e pagave.”

(Kosova Sot Online)