Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik, njëjtë ishte edhe Sali Çekaj

  • A.P /
  • 20 prill 2021 - 00:02
Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik, njëjtë ishte edhe Sali Çekaj

Ish ushtari i UÇK-së, Xhafer Gashi, ka folur lidhur me Betejën e Koshares.

Kur është pyetur për kahun politik të Agim Ramadanit, të cilin e kishte shok të mirë gjatë luftës, ai ka thënë se Ramadani nuk i ka takuar asnjë krahu politik.

“Është shumë e vërtetë. Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik. Kemi qëndruar shumë kohë bashkë edhe në kohës a kemi qenë në Zvicër. Agimi ka qenë poet e shkrimtar. Është marrë me veprime të ndryshme kulturore gjatë kohës atje. Agimi ishte i të gjithëve. Njëjtë ishte edhe Sali Cekaj”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe organizimin e luftës duke thënë se serbët e përjetuan ferrin në Koshare.

Ne foto Xhafer Gashi, Agim Ramadani dhe nje luftetar tjeter

“Mendoj se të gjithë të rënëve u takon lavdia për lirinë që e gëzojmë. Kurse sa u përket deklaratave të ndryshme unë mendoj se kjo është për shkak të prizmeve prej ku e kanë shikuar ngjarjet që kanë ndodhur. Disa edhe politikisht. Lufta ka qenë e drejtuar nga eprorë të njohur dhe të aftë me përvojë edhe në luftëra tjera. Ajo cka ka ndodhur atje është më mirë të pyetet kundërshtari. Jo rastësisht e kanë quajtur “Ferri i Koshares”. Ka qenë ferr për ta. Kemi pasur koordinimi dhe vëzhgime të lëvizjeve të armikut. Lazarevic ka thënë se kanë sulmuar mbi 5 mijë njerëz. Edhe ashtu është dukur. Kur është sulmuar një njëri dhe ka thirrur tjerët, derisa kanë qenë të përgatitur njësia tjetër vetëm ka filluar sulmi dhe i kishim mposhtur”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)