
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.
08:40Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPJD-së)
10:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes)
10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
10:00KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”. Merr pjesë Sejnur Veshall, zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)
11:00Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë)
12:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. Merr pjesë Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
12:00Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
(Kosova Sot Online)