Lexoni edhe:
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Policia e Kosovës në Prishtinë, respektivisht njësia rajonale e trafikut rrugor ka ngritur shqetësime në lidhej me masat që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe për uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik.
Duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe duke synuar uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e QeverisëLexoni edhe:
Vetëm deri në ora 15:00 janë shqiptuar 129 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor:
Janë konfiskuar – ç ‘kyçur nga komunikacioni 9 Skuter,
-Masë administrative ndaj 6 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,
-Masë administrative ndaj 1 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse
-Masë administrative ndaj 3 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.
“Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”.
(Kosova Sot Online)