Kështjella apo Kulla e Gjergj Kastriotit në Drenicë,aty konsultohej me fiset e kësaj ane për planet e luftës kundër pushtuesit otoman

Kështjella apo Kulla e Gjergj Kastriotit në Drenicë,aty konsultohej me fiset e kësaj ane për planet e luftës kundër pushtuesit otoman

Gjon keka

  • 13 May 2024 - 10:36

Nga Gjon Keka

Kryeqendra e heroizmit arbëror ishte Kruja që në krye me Gjergj Kastriotin u bënë mburoja e civilizimit europian ,por sipas një dokumenti që do ta veçojë këtu ai kishte edhe një qendër poashtu të rëndësishme të tij edhe në zonën e Drenicës. Kur jemi tek Drenica ,ajo historikisht ka lindur e rritur atdhetar të dëshmuar që në kohërat e ndryshme kanë dal në ballë të luftës për liri dhe pavarësi. Duke ditur se kjo zonë pra si Drenica ka përkundër në djepin e saj dhe ka rritë djem,vajza e gra e burra që janë vë në shërbim të atdheut dhe lirisë ,atëherë ,është e pashmangshme që mos të ketë patur një lidhje të ngushtë edhe në Mesjetë kjo anë e Dardano-Arbërisë me kryezotin e Arbërisë Gjergj Kastriotit.

Gjatë hulumtimeve e gjeta një dokument(Ü.L.u.M,I,1881)që dëshmon tepër qartë lidhjen në mes të Gjergj Kastriotit dhe zonës së Drenicës. Ky dokument në fakt ka vlerën e vetë ,tregon se si kryeheroi ynë arbëror ,kur kishte mbledhje të rëndësishme apo urgjente i mbante në Drenicë, sikur thuhet aty ekzistonte një Fortesë, Kullë apo Odë apo sido që të quhet që mblidheshin krerët e gjithë vendit dhe kuvendonin për fatin e Dardano-Arbërisë dhe luftën kundër pushtuesit otoman.

Image

Ja se si përshkruhet në këtë dokument:

„Me anë të kësaj tablo të zymtë ne paraqesim para lexuesve një monument pak të njohur nga një kohë e stuhishme, në të cilën shqiptarët e atëhershëm ekskluzivisht të edukuar, nën udhëheqjen e heroit të tyre kombëtar Kastriotit të quajtur Skënderbeu, i rezistuan heroikisht sulmeve të turqve...Sot, porta e lartë turke është ende një koncept bosh, dhe shqiptarët ndihen të lirë të paktën në atë masë sa u kushtojnë shumë pak vëmendje të gjitha Kapelave dhe Fermanëve që kërcënojnë lirinë e tyre, të cilat u fabrikuan masivisht në Stamboll,por gjithmonë pa sukses.

Në sallat dhe dhomat e kësaj fortese të frikshme, Skënderbeu konsultohej dikur me më të vjetrit nga fiset shqiptare për betejat dhe planet e tij mbrojtëse, sepse kjo ishte streha e shpirtit të luftës që ndezi të gjithë malësorët për t'u mbrojtur nga fanatizmi dhe mizoria. si dhe hapësira e gjerë,streha e fundit e atyre familjeve të krishtera që u shpëtuan nga koha dhe fati goditjeve turke.

Duke e analizuar nga vendndodhja e saj, kështjella apo Kulla gri qëndron krenare në një lartësi shkëmbore të sheshtë, vetëm pjesërisht e aksesueshme e të quajturës Rassina, në zonën e Drinicës, dhe për shkak të vendndodhjes së saj mbresëlënëse, e drejtuar nga burra trima, ajo mund të frymëzojë shumë respekt edhe nga një armik i fortë.

Natyra dhe dora e njeriut e ndërtuan qasjen në Kështjellë apo Kullë në mënyrë të barabartë. Në anën e shtegut ka shumë dredha-dredha, pastaj shumë të pjerrëta kanë të çara në shkëmbinj që ju lejojnë të shikoni për kundërshtarin tuaj, dhe skaji i pllajës është i rrethuar me blloqe guri të ngritur pjesërisht natyralisht dhe artificialisht.

Hyrja e mëtejshme në Kullë të çon rreth saj përmes tre portave shumë të ngushta, të quajturat "sytë e gjilpërës", përmes të cilave vetëm kalorësit që zbresin mund të kalojnë individualisht....“

Duke u bazuar në këtë ,më shkojë mendja ,mos rastësisht emri që sot e mban qyteti i Skënderajt është me histori më të lashtë të themelimit të tij e që ndoshta është pikërisht kjo Kulla e Skënderit që më vonë pleqtë apo krerët e asaj ane,duke e dëgjuar nga më të vjetërit e tyre i vendosën emrin ashtu si e mbante që nga koha e Gjergj Kastriotit.Sidoqoftë nuk do të vijë në përfundim të plotë rreth kësaj ,por mendoj se ka bazë se kjo mund të jetë ajo për të cilën fletë edhe ky dokumente rreth zonës së Drenicës heroike dhe kuvendeve që Gjergj Kastrioti i mbajti në Kullën e kësaj ane të Dardanisë.Sikur mund ta shini në imazhin apo gravurën bashkëngjitur aty shkruan Skanderi-Dagh apo Mali i Skënderit – Skënderbeut në Shqipëri.Ajo – Kulla sikur përshkruhet është në formë të Kështjellës e vendosur në një kodër shkëmbore në zonën e Drenicës.Sikur edhe thuhet shqiptarët këtu u mbrojtën kundër turqve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".