Flet kryetari i Gjykatës për refuzimin e Kurtit
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi nuk ka dhënë detaje se cilat janë procedurat e më pastajme pasi që deputeti Albin Kurti ka refuzuar gjyqtarin e procedurës paraprake por edhe prokurorin e rastit.
Ibrahimi tha se çdo gjë do të bëhet sipas Kodit të Procedurës Penale dhe se ka rregulla që e sqarojnë çdo situatë, por nuk ka treguar se për çfarë rregulla bëhet fjalë.
Sipas procedurave ligjore kryetari i Gjykatës e ka obligim të ndërrojë gjyqtarin nëse ankesat e të pandehurit janë të bazuara.
Albin Kurti është arrestuar sot në bazë të një fletë arresti nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai dyshohet për tri vepra penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.