Mbi 18 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 10:54
 Mbi 18 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

Gjermania po vazhdon të regjistrojë dhjetëra mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19.

Gjermania ka regjistruar mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19.

Ky shtet ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 18,034 në 3,451,550, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 285, e në gjithsej 83 mijë e 876.

(Kosova Sot Online)