Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 15:22
 Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim për arrestimin e Xun Balaj nga fshati Strellc i Deçanit.

Sipas policisë i dyshuari është duke u kërkuar për veprën penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 07 maj 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• XUN (Gani) BALAJ  i lindur me 07.11.1981  Strellc- Deçan

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

• “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

• “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4092342867492885

(Kosova Sot Online)