PDK-ja konfirmon arrestimin e dy aktivistëve të saj

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 16:13
PDK-ja konfirmon arrestimin e dy aktivistëve të saj

Nga Partia Demokrate e Kosovës kanë konfirmuar arrestimin e dy aktivistëve të tyre gjatë aksionit që është zhvilluar para objektet të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Arrestohen dy aktivistë të PDK-së në aksionin para MPJ-së Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schwartz, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë. Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante ‘këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë’”.

Të rinjtë e PDK-së kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Gërvallës, ndërkaq instancat e larta të PDK-së kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të tyre.

“Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj. Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre”.

(Kosova Sot Online)