Musk thotë se Dogecoin mund të jetë valutë botërore në të ardhmen

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 21:43
Musk thotë se Dogecoin mund të jetë valutë botërore në të ardhmen

Në një bisedë me TMZ, Elon Musk u pyet lidhur me kriptovalutat.

“Është plotësisht e mundur që kriptovaluta të bëhet monedha e ardhshme për të gjithë botën”, thotë miliarderi.

“Dogecoin u shpik si një shaka për të bërë shaka me kriptovalutat e tjera. Por fati e do ironinë. Cila do të ishte gjëja më ironike që mund të ndodhë? Kur monedha që u shpik si shaka, në të vërtetë bëhet monedha e vërtetë”.

Por ai paralajmëron kundër vendimeve të nxituara.

“Kriptovalutat janë premtuese, por ju lutemi investoni me kujdes”, shkroi ai së fundmi në Twitter.

(Kosova Sot Online)