Vdes gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit: Emine Salihu

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 10:26
Vdes gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit: Emine Salihu

Pas një semundje të rëndë, sot ka vdekur gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.

Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.

“Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.

Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme.

Prehu në paqe, Emine”, thuhet në telegram ngushëllimin e Gjykatës.


(Kosova Sot Online)