
Lexoni edhe:
Shkon në 53 numri i të vrarëve në Gaza, përfshirë 14 fëmijë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.
Murati ka shkruar se pritet që grupi tjetër të subvencionohet të premten.
Shkon në 53 numri i të vrarëve në Gaza, përfshirë 14 fëmijëLexoni edhe:
“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës pas mbylljes 12-ditore të pjesshme të gastronomisë, kishte miratuar vendimin për subvencionimin e pagave të punëtorëve dhe qiratë e lokaleve.
(Kosova Sot Online)