Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen me koronavirus

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 14:32
 Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen me koronavirus

Ka shënuar ulje të madhe numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas raporteve nga klinikat COVID dhe 7 spitalet e përgjithshme, në trajtim janë vetëm 291 pacientë.

Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë;

8 prej tyre në gjendje të rënduar;

93të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë;

127 me oksigjeno-terapi;

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave;

Klinika Infektive, 59 pacientë;

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë;

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive;

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente;

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë;

9 në gjendje të rënduar;

91 të konfirmuar pozitivë;

90 me oksigjeno-terapi;

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;

Spitali i Prizrenit, 33 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë;

Spitali i Pejës, 34 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 25 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë;.

(Kosova Sot Online)