Telcomm, operatori kabllor që ofron shërbime ilegalisht

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 23:04
Telcomm, operatori kabllor që ofron shërbime ilegalisht

Smartbox Android, është pajisje me anë të së cilës ofrohen ilegalisht kanale televizive. Kështu vepron operatori “Telcomm”  që thotë ta ketë selinë në Prizren, por me faqe interneti joaktive, ani se në llogarinë vet në Facebook, zotohet se ofrojë internet të shpejtë.

Ky operator që ka të shtrirë rrjetin e vet ka kohë që i shet kanalet televizive vendore pa pasur kontratë apo leje për një të tillë.

Njëjtë vepron edhe kanalet televizive turke, të drejtat për të cilët i ka një operator tjetër i licencuar.

Ky operator përmes instalimit të aplikacioneve të ndryshme ju mundëson shfaqjen e kanaleve televizive përfshire ato sportive, pa të drejta.

Në faqen e vet në Facebook Telcomm, askund nuk e përmend licencën për këtë punë.

“Telecommunications operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg duke përdorur teknologjinë FIBER dhe gjithashtu ofron shërbime të televizionit digjital IPTV duke përdorur SMARTBOX ANDORID pajisjen TV-ja juaj shndërrohet në televizion të avancuar dhe përfitoni mundësi që ti incizoni kanalet e TV-së, shfrytëzoni aplikacionet si Facebook, YouTube, Skype, shkarkoni lojëra, filma, këngë, hapni fotografi dhe filma nëpërmjet USB-së dhe shumë gjëra tjera. Gjithashtu ofron edhe shërbime të IP kamerave të kualitetit të lartë”.

Kjo kompani edhe në të kaluarën ka pasë probleme me institucionet e rendit në Kosovë pikërisht për veprimtarinë e njëjtë, por siç duket ato bastisje dhe arrestime nuk kanë pasur efekt,

Operatorët e licencuar vazhdimisht ankohen për konkurrencë jolojale në tregun shërbimeve kabllore dhe digjitale.

(Kosova Sot Online)