Sveçla tregon nëse ka një vendim për heqjen e orës policore

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 00:00
Sveçla tregon nëse ka një vendim për heqjen e orës policore

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka folur për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë dhe për masat që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Sveçla ka thënë se nuk ka informacion nëse do të hiqet ora policore në vend, duke theksuar se ky është vendim që merret nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për marrjen e vendimeve të caktuara. Nuk jam i njoftuar me detaje meqenëse është vendim që e merr Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Sveçla.

Ai shtoi se ka fatkeqësisht ka policëqë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe shtoi se policët me sëmundje kronike do të kenë prioritet në vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dje ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.

(Kosova Sot Online)