Nëse nuk marton fëmijën deri 18 vjeç, gjobitesh. Ja ku është propozuar ligji i çuditshëm

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 11:27
Nëse nuk marton fëmijën deri 18 vjeç, gjobitesh. Ja ku është propozuar ligji i çuditshëm

Një ligjvënës  pakistanez ka paraqitur një projektligj të çuditshëm që  i detyron prindërit të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeçare.

Syed Abdul Rasheed paraqiti të mërkurën, 26 maj në Sekretariatin e Asamblesë në Sindh një draft të "Aktit të martesës së detyrueshme të Sindh 2021", i cili kërkon ta bëjë martesën të detyrueshme për personat e moshën 18 vjeç.

Në draft shkruhet se prindërit e një të rrituri që nuk martohet kur mbush moshën 18 vjeç do të duhet të paraqesin asrye të vonesës së dasmës para zëvendës Komisionerit të Qarkut, duke shtuar se ata që  nuk paraqesin arsye do të paguanin një gjobë prej 500 rs secili.

"Kjo do të sjellë mirëqenie në shoqëri," thotë sektori i cili do të mirëpresë arsyet.

Rasheed më tej shprehu shpresën se të gjithë  anëtarët e Asamblesë së Sindh do ët ndihmonin ën miratimin e projekt-ligjit për "përparimin dhe lumturinë," për të rinjtë në provincën Sindh.

(Kosova Sot Online)