
Lexoni edhe:
Punonjësi vret kolegun dhe plagos një tjetër
Një berber nga pjesa periferike e Chicagos është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se e qëlloi me armë zjarri dhe e vrau klientin që refuzoi të paguante për shërbimin.
Incidenti vdekjeprurës ndodhi të enjten e kaluar rreth orës 4 të pasdites në sallonin “Studio 914” në Maywood të Chicagos.
Deshon Mcadory, 40 vjeç, pronar i sallonit, u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Christian McDougald, shkruan Daily Mail.
Punonjësi vret kolegun dhe plagos një tjetërLexoni edhe:
Edhe partneri i biznesit i berberit, Samuel Williams, u arrestua nën akuzën për përdorim të paligjshëm të armës dhe posedim të disa armëve.
Një zyrtare e prokurorisë lokale tha se McDougald refuzoi të paguante për prerjen e flokëve dhe filloi të grindej me berberin Mcadory dhe kolegët e tij të punës.
Pas eskalimit të grindjes, McDougald e ndoqi berberin deri te dera e pasme e sallonit, ku berberi e qëlloi klientin dy herë në gjoks duke e lënë të vrarë, tha prokuroria.
Pasi shkoi në vendin e ngjarjes, policia e gjeti armën me të cilën dyshohet se u krye vrasja, ndërsa në veturën e berberit u gjet municion që përputhej për nga lloji me municionin e përdorur gjatë të shtënave.
(Kosova Sot Online)