Vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 14:31
Vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut

Para rreth një jave, Agim Veliu, është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë. Partia që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku vendosi që kompetencat në këtë komunë t’ia bartë kandidatit për kryetar komune, Ekrem Hysenit.

Në media sot është publikuar edhe vendimi i kryesisë për shkarkimin e Veliut nga pozita e kryetarit të degës dhe bartjen e kompetencave te Hyseni.

Në pikën e pestë të këtij vendimi thuhet se “Si pjesë riorganizimit të brendshëm, të prezantuar në Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023, të miratuar në Këshill të Përgjithshëm merren këto hapa organizativ:

a) të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës;

b) Pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e degës, në përputhje me Platformën e kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutore”.


(Kosova Sot Online)