Drejtori i Policisë: Nuk kemi qenë fare të njoftuar për liturgjinë në kishë

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 11:06
 Drejtori i Policisë: Nuk kemi qenë fare të njoftuar për liturgjinë në kishë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga deputeti Bekë Berisha, gjatë raportimit në Komisionin për Siguri.

Deputeti fillimisht e pyeti Mehmetin se a ka pas njohuri për mbajtjen e liturgjisë serbe në Kishën Ortodokse në Prishtinë dhe pse nuk është ndaluar ky aktivitet.

Samedin Mehmeti tha se policia nuk ka qenë e njoftuar për këtë aktivitet dhe i njëjti objekt nuk është në listën e atyre që policia i siguron 24 orë.

“Ne nuk kemi qenë të njoftuar fare se do të mbahet ndonjë aktivitet kishtar, policia nuk e ka këtë objekt në listën e objekteve në të cilat policia i siguron për 24 orë. Nuk kemi pas njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, u shpreh ai në Komision.

(Kosova Sot Online)