Fshesa e VETTING-ut jo vetëm në drejtësi, në të gjitha institucionet e shtetit

Fshesa e VETTING-ut jo vetëm në drejtësi, në të gjitha institucionet e shtetit
Fshesa e VETTING-ut jo vetëm në drejtësi, në të gjitha institucionet e shtetit

Blerim Burjani

  • 15 June 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

SHBA-të përmes urdhrit ekzekutiv i bënë të qartë se nuk do të tolerohet që me të korruptuarit të qeverinë me paranë publike, apo që bëjnë dëme tjera të konsiderueshme për ekonomin e të drejtave të njeriut. Kosova është me shumë specifika, me punësime të militantëve , partiak, keqpërdorim të pozitës për të realizuar qëllime personale dhe partiake dhe familjare.

Edhe kjo qeveri aktuale ka disa veprime të njëjta në punësim andaj duhet pasur kujdes që mos të përsëritet ai filmi i shikuar qe 20 vjet në Kosovë me punësim familjar dhe nepotist. Ka edhe telashe tjera. Ligji për VETTING nuk mundë të zbatohet deri në vitin e ardhshëm kah muaji mars. Tash është vetëm në procedurë të hartimit, pra është larg kjo punë. Përderisa prokuroria nuk po e kryen punën e vetë që të nis hetime për të gjithë njerëzit në pushtet për një kohë të gjatë , pra të nisë punën e hetimit për shumë persona që janë të involvuar në veprimtari kriminale në punësim nepotist, në punësim partiak dhe korrupsioni në ndërmarrjet publike PTK, RTK, KEK Vala, pra kërkohen veprime urgjente për të ndalë këtë proces negativ, ndryshe do të jemi edhe ne vend i sanksionuar me izolim nga SHBA-të.

VETTING-u është i domosdoshëm. Në anën tjetër po sikur gjyqësori të kishte kryer punën e saj si duhet nuk kishte ndodhë fare VETTING-u që pritet , pra defektet e vullnetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të kryer punën si duhet është nxitë VETTING-u, pra defektet janë evidente dhe tash problemi kryesor është të ndodh VETTING-u sa më parë. Pra të gjitha këto gjëra kanë ndodhë qe 20 vjet, dështimi për të kryer punën prokurorët e kanë sjellë këtë VETTING , tash të gjithë pajtohen se duhet VETTING në drejtësi dhe polici dhe pashmangshëm edhe VETTING në arsim për të zbardhur plagjiaturat e shumta, Partia në pushtet duhet ti trajton të gjitha këto me kujdes dje përkushtim e të mos heshtet para këtyre temave, ku e ka pjesën e vetë të përgjegjësisë edhe ministrja e MASHT-it. Pra ideja e zbardhjes së rasteve penale dhe konfiskimi i pasurive është kërkesë dhe nevojë e domosdoshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".