Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi, e pranon edhe Kim Jong-un

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 09:51
 Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi, e pranon edhe Kim Jong-un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.

Në një adresim të liderëve kryesorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u tensionuar”.

Ai tha se sektori i bujqësisë ka dështuar të arrinte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, i cili shkaktoi përmbytje.

Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, siç raporton NK News se një kilogram banane kushton 45 dollarë.

Koreja e Veriut ka të mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinën për ushqim, pleh dhe karburant.

(Kosova Sot Online)