Policia ndal një veturë me targa vendore në Prishtinë, konfiskon një revole me 7 fishekë dhe një thikë

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 10:53
 Policia ndal një veturë me targa vendore në Prishtinë, konfiskon një revole me 7 fishekë dhe një thikë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 22:00 në Prishtinë kanë ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe shtatë fishek si dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili sipas policisë ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. 

“Rrethi i Ismetit, Prishtinë, 20.06.2021 ─ 22:00.  Raportohet se njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe se gjatë kontrollimit të veturës kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe shtatë fishek si dhe një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)