Radomiroviq del me akuza të ashpra ndaj Jabllanoviqit

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 18:10
Radomiroviq del me akuza të ashpra ndaj Jabllanoviqit

Atentati ndaj, Marko Jabllanoviq, (vëllait të Aleksandër Jabllanoviq) ka përplasur ashpër zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq dhe kryetarin e Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Radomiroviq, pas atentatit që iu bë, Markos, akuzoi kryetarin e Partisë Serbe të Kosovës për “bashkëpunim” me BIA-n serbe dhe me kryeterroristin, Millan Radojçiq.

Atentati në Leposaviq “përplas” Jabllanoviqin e Radomiroviqin, përmendet edhe BIA serbe

E  medias iu përgjigj Jabllanoviq, i cili, e cilësoi zëvendësministrin si “të sëmurë mendor”.

“Nuk mund të komentoj deklaratat e njerëzve të sëmurë mendor. Nuk është kulturë, nuk është niveli dhe mënyra ime e komunikimit”, ka thënë shkurt Jabllanoviq.

Por, nuk përfundojnë këtu akuzat e ofendimet.

Radomiroviq për Dukagjinin ka akuzuar Jabllanoviqin se ka shitur qytetarët serbë të Kosovës.

“T’ju them, Aleksandër Jabllanoviq ka problem me veten. Unë kam dëshmi, korrespodencën në telefon me Aleksandër Jabllanoviqin lidhur me banesat ,lokalet të cilat vitin e kaluar neve na ka ofruar Qeveria e Serbisë përmes tij dhe Boja Dimiqit, sipas Aleksandër Jabllanoviqit, por që unë dhe Marko (Jabllanoviq) nuk kemi pranuar të marrim as banesat, as lokalet e as paratë. Aleksandër Jabllanoviq I ka shitur qytetarët tanë dhe mbështetësit tanë që donin të dalin në zgjedhje për ndryshime. Ai ka marr para. Këto janë faktet, e kam koorespodencën që e ruaj në telefon”, ka thënë Radomiroviq

Më tej Radomiuroviq e ka akuzuar kryetarin e Partisë Serbe të Kosovës se bashkëpunon afër me të sanksionuarin nga SHBA-të, Aleksandër Vulin, (ish-shef i BIA-s serbe) dhe me shërbimet e sigurisë në Serbi.

Por, sipas tij, ish-ministri i dikurshëm në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq bashkëpunon edhe me kryeterroristit e sulmit të 24 shtatorit, Millan Radojçiq.

Kështu, ai ka theksuar se Aleksandëri “një mënyrë edhe ai është i përfshirë në tentim vrasjen e vëllait të vet (Marco Jabllanoviqit)”.

“Do të vie koha kurrë këtë komunikim mes meje dhe tij do ta publikojë dhe dëshmoj se unë flasë të vërtetën, vetëm të vërtetën, sëmundjen mentale që po e përmend Aleksandër Jabllanoviq mund t’i referohet vetëm atij, e assesi  dikujt tjetër. Mund po ashtu të pohoj se Aleksandër Jabllanoviq është në komunikim të përditshëm si me Aleksandër Vulinin, ashtu edhe me shërbimet e sigurisë në Serbi dhe me vet Radojçiqin. Në një mënyrë edhe ai është i përfshirë në tentim vrasjen e vëllait të vet. Pra bëhet fjalë për një person i cili nuk komunikon nga viti i kaluar me të vëllain dhe me fëmijët e mitur të të vëllait. Tash kush është në këtë rast me çrregullime mentale, unë apo Aleksandër Jabllanoviq? Këtë vendosni ju”, ka shtuar zëvendësministri.

E sa i përket atentatit ndaj Marko Jabllanoviqit, zëvendësministri ka thënë se qëndron të kundërshtimet tyre ndaj Listës Serbe.

“Besoj se për opinionin  në Kosovë është e njohur se Partia  për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, në krye së cilës është Nenad Rashiq ka dridhur themelet  e Listës Serbe. Do të thotë, Lista serbe nuk ka fare ingerenca në veri  të Kosovës ,dhe nga dita në ditë po shembet. Motivi për vrasjen e Marko Jabllanoviqit qëndron te kundërshtimet tona, në çdo forme karshi Listës serbe për t’i liruar qytetarët dhe popullin  tonë nga, të them, kthetrat e Listës serbe, që të mund lirshëm të jetojnë në veri të Kosovës”, ka theksuar Radomiroviq.


(Kosova Sot Online)