Pasi u shpallën zgjedhjet në PDK, djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 22:50
Pasi u shpallën zgjedhjet në PDK, djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë PDK’ja nëpërmjet një komunikate në medie, duke njoftuar se kanë filluar përgatitjet për organizimin e Konventës për zgjedhje të brendshme.

Emra të shumtë janë përfolur si kandidatë potencial, ndërkohë që njëri prej tyre është edhe Gent Cakaj, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”, thuhet në njoftim.

Djali i njërit prej anëtarëve të Kryesisë së PDK-së ka shpërndarë foton e tij në rrjetin social Facebook pak orë pasi u bë i ditur lajmi për zgjedhje të brendshme.

Granit Haliti, djali i deputetit Xhavit Haliti, ka shpërndarë foton e Cakajt.


(Kosova Sot Online)