Nisin hetimet për tentim vrasjen e një personi

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 19:01
Nisin hetimet për tentim vrasjen e një personi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me një tentim vrasje që ka ndhur të dielën në Fushë-Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një burrë tjetër, pasi që ky i fundit kishte refuzuar të merrte substanca narkotike dhe të kryente marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë rast Policia përmes raportit 24 orësh, bëri të ditur se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumojë substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumojë, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.ll kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, thuhej në raporte PK-së.

(Kosova Sot Online)