Klumi i çatisë në tokë e lisa të thyer, dëmet që shkaktuan reshjet e mëdha në Lipjan

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 20:23
Klumi i çatisë në tokë e lisa të thyer, dëmet që shkaktuan reshjet e mëdha në Lipjan

Komuna e Lipjanit thonë se nuk e dinë sa janë dëmet që shkaktuan reshjet në këtë zonë, pasi që ende nuk kanë bërë vlerësimin e tyre. Megjithatë, nuk kishte persona të lënduar e as vërshime.

Për shkak të temperaturave të larta, po mundohet të sjellë freski në hapësirën e lokalit.

Megjithatë, një ditë më parë nuk ishte kaq nxehtë dhe kaq qetë në Lipjan.

Era e fortë e reshjet të mëdha përfshin këtë pjesë.

Një ditë më pas, dëmet nga këto reshje janë të dukshme.

Kulmi i kësaj çatie që ndodhet në qendër të Lipjani, kishte rënë krejtësisht.

E as lisat e vjetër nuk mundën të bëjnë ballë.

Nga era e fortë qendra e Lipjanit pothuajse kishte mbetur pa emërtimet e rrugëve.

Ngjarjen se si ndodhi më së miri e tregojnë banorët që edhe pas një dite kanë mbetur të frikësuar.

E nga ajo që ndodhi të hënën mbrëma në Lipjan u befasuan edhe të moshuarit.

Ata thonë që nuk kanë parë një gjë të tillë më parë.

Qytetarët thonë se edhe intervenimi nga komuna ishte i shpejtë.

Nga Komuna e Lipjanit bënë me dije se dëmet nuk ishin të pakta.

Gashi thotë se nuk e di nëse mund të kompensojnë dëmet pasi që ende nuk e kanë bërë vlerësimin e tyre.

Nga këto erëra e reshje nuk pati as vërshime e as persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)