‘Të kalbet në burg’, detaje të reja nga dëshmia e bashkëshortit vrasës

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 19:28
‘Të kalbet në burg’, detaje të reja nga dëshmia e bashkëshortit vrasës

Në kohën kur Babis Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar që kreu vrasjen makabre të gruas së tij, mbërriti në gjykatë për të kërkuar falje pak para orës 10:00, në hyrje të saj ishin mbledhur shumë qytetarë, të cilët thërritnin “vriteni, të kalbet në burg”.

Edhe këtë herë, 32-vjeçari kishte veshur jelekun antiplumb. Sipas informacioneve të mediave vendëse, i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin hakmarrjes verbale, që ai tha se kishte natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai humbi kontrollin.

Në fakt, sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici.

“Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit dhe do të pasurojë dëshminë e tij paragjyqësore”,- thonë avokatët e tij.

Një nga avokatët e tij dha dorëheqjen.

Mësohet se sot në mëngjes, rreth një orë para se të niste seanca, një nga avokatët e pilotit dha dorëheqjen nga çështja.

Avokati Vassilis Spyrou, tha para kamerave jashtë gjykatës në Evelpidon, se nuk dëshiron të merret më tej me çështjen dhe mbrojtjen e të akuzuarve. Ai sqaroi se arsyet e vendimit të tij janë personale.

(Kosova Sot Online)