Fituan kujdestarinë e mbesës, prindërit e Caroline kanë edhe një dëshirë

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 21:37
Fituan kujdestarinë e mbesës, prindërit e Caroline kanë edhe një dëshirë

Avokati i familjes së 20-vjeçares britanike, Carolinë së cilën e mbyti burri në 11 Maj dhe ngjarja u zbulua pas 37 ditësh, paralajmëroi sot se do të kishte “surpriza nga hetimet” në ditët në vijim.

Thanassis Harmanis u shpreh se ne do të shohim surpriza në ditët në vijim për motivin e vrasjes.

“Lydia e vogël tashmë është në familjen Caroline. Për prindërit e Caroline, Lydia e vogël do të jetë një oazë gëzimi në shkretëtirën e pikëllimit të tyre. Prindërit e Caroline dhe veçanërisht nëna e saj, Susanna, do të kujdeset për fëmijën” thotë avokati.

Sa i përket asaj që familja e Caroline dëshiron të ndodhë me dënimin e Anagnostopulos, avokati tha se “Prindërit e Caroline duan që Babis Anagnostopulos të marrë një dënim shembullor.

“Ata duan që ai të qëndrojë në burg për  një kohë sa më të gjatë” tha ai.


(Kosova Sot Online)