Konjufca uron SHBA-në në përvjetorin e Pavarësisë

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 13:40
Konjufca uron SHBA-në në përvjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 245 vjetorin e pavarësisë.

“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Twitter.

Popullin amerikan e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeminstri Albin Kurti.

Osmani ka shkruar se historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira për kombin tonë, Amerika zgjodhi të ishte mbrojtësja dhe promovuesja më e madhe e së drejtës sonë, duke u rreshtuar përkrah nesh në përpjekjet tona për liri.

Në anën tjetër edhe Kurti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

(Kosova Sot Online)