Theret një 15 vjeçar në Podujevë

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 17:52
Theret një 15 vjeçar në Podujevë

Një person i moshës 15 vjeçare është therur me një mjet të mprehtë sot rreth orës 16:20 në Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar  rastin, ku si pasojë e therjes 15 vjeçari është duke u trajtuar në QKUK.

“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që  viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

(Kosova Sot Online)