
Lexoni edhe:
Serbia refuzon t’i vendosë sanksione Bjellorusisë, e kundërshton vendimin e BE-së
Aziz Bici është emëruar nga kryeministri Albin Kurti si këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK’së.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, derisa thuhet se do trajtohen me prioritet çështjet e pajisjeve me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.
Serbia refuzon t’i vendosë sanksione Bjellorusisë, e kundërshton vendimin e BE-sëLexoni edhe:
“Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Bici ishte emëruar në po të njëjtën pozitë edhe përgjatë qeverisjes Kurti I
(Kosova Sot Online)