Arben Vitia tregon se kur do të bëhet furnizimi me insulina

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 12:00
Arben Vitia tregon se kur do të bëhet furnizimi me insulina

Pacientët me diabet po vazhdojnë të qëndrojnë pa insulinë për shkak të mosfurnizimit të institucioneve publike shëndetësore me to. Ndërsa, edhe në barnatoret private, kohë pas kohe po ka mungesë të tyre. Ndonëse mungesa e tyre po ngritet që disa muaj, ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se furnizimi me to do të bëhet javën e ardhshme.

Tashmë disa muaj në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë po mungojnë insulinat.

Ndonëse mungesa e tyre është ngritur disa herë, kjo çështje nuk është zgjidhur.

Deputetë të opozitës sot kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që për muaj të tërë kanë lënë qytetarët pa insulina.

Ndërsa, tek javën e ardhshme, Qendrat e Mjekësisë Familjare pritet të furnizohen me insulina.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Insulinat do të sigurohen nga javë e ardhshme. Nga java e ardhshme ato do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që insulinat vlerësohen shumë të rëndësishme për personat me diabet, të cilat bëjnë rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve.

Ajo e rrit metabolizmin e sheqernave, deponimin e glikogjenit, sintezën e proteinave e sintezën e yndyrnave

(Kosova Sot Online)