Ata që e manipuluan popullin për një shtet normal, po ikin me turp nga skena politike

Ata që e manipuluan popullin për një shtet normal, po ikin me turp nga skena politike
Ata që e manipuluan popullin për një shtet normal, po ikin me turp nga skena politike

Skender Mulliqi

  • 07 July 2021 - 10:21

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

I heshtën dhe i ngulfatën njerëzit eminent të artistë dhe të kulturës. Madje ,arritën më demagogjitë e tyre të bëjnë që shumë njerëz mos të dinë të bëjnë dallimin e të drejtës dhe të padrejtës. Të gjitha këto kanë lënë shumë pasoja, kanë lënë ngecje në zhvillim, ngecje të proceseve demokratike .Nga pa drejtësitë e mëdha shumica veç sa nuk po pëlcasin. Nga këtu edhe ndodhi ndryshimi i vetëdijes qytetare për ndryshime. Ndodhi mrekullia që këta keqbërës të politikës dhe të biznesit më zgjedhjet e fundit nacionale të largohen nga pushteti. Shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë janë ngjallur.

Disa thonë së po jetojmë mirë qysh e meritojmë. Nuk e meritojmë më mirë sepse kemi lejuar, që e gjithë pasuria shtetërore dhe paraja publike të bëhet ushqim për elitën e deritashme partiake dhe shtetërore .Disa në ndërkohë u bënë milionerë dhe as që ka mundësi njeriu t’ju numëron të gjitha pronat e tyre. Kosova është kthyer në sistemin e agallarëve dhe bejlerëve primitiv të para shumë dekadash. Na janë ulur në fotele të larta të shtetit gjithfarë sadistësh, të cilët pa asnjë problem e bën jetën e mbretit! Kanë krijuar jetë luksoze në Kosovë dhe jashtë Kosove për fëmijët e tyre. Kanë arritur deri këtu më ndihmën e zinxhirit të krimit dhe të korrupsionit, me pune te pandershme e jo ligjore.

Pasuria e shtetit për ta nuk është sapun për tu harxhuar. Po bëjnë jetë pa brenga, jetë pa djersë dhe pa mund. Atyre ju duket së nuk po e shpenzojnë paranë e huaj dhe as pasurinë e huaj, por të tyren !Kjo pafytyrësi sikur nuk kishte fund. Për të mbetur në pushtet u bënë aleanca të interesit, u bënë aleanca dhe koalicione jo parimore e korruptive për pushtet absolut.

E drejtuan paranë gjithmonë aty ku i mbrojtën interesat personale. Qeveria e re ju ka këputur shumë shpresat e vazhdimit të këtyre marifeteve .Shumë i patën shti veshët në lesh duke heshtur , për ti vazhduar politikat e tyre demagogjike , politikat prej aktorëve të rryer, së gjoja gjithçka është duke shkuar bukur në këtë vend. E manipuluan popullin për një shtet normal. Arritën për 22 vite ti heshtin intelektualet, ti heshtin edhe kategoritë tjera shoqërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".