53 gradë Celsius, një tjetër valë e të nxehtit ekstrem

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 17:22
53 gradë Celsius, një tjetër valë e të nxehtit ekstrem

Perëndimi i SHBA’së është goditur nga një tjetër valë e të nxehtit, me termometrin që shënon 53 gradë Celsius.

Për pasojë, vendi më i nxehtë në botë, Lugina e Vdekjes, iu afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lugina e Vdekjes përjetoi 134 gradë në vitin 1913 dhe asnjë stacion moti rekord nuk ka dokumentuar një temperaturë më të lartë në Tokë.

Kjo është vala e dytë e motit ekstrem, që godet rajonin brenda pak javësh.

Zjarri më i madh deri më tani këtë vit në Kaliforni, përgjatë kufirit me Nevada, është zgjeruar me 348,4 km katrorë tokë.

Ndërsa në Oregon, 582.4 kilometra katrorë të Pyjeve Kombëtare të vendit, u shkatërruan.

Gati 30 milion njerëz u këshilluan të kenë kujdes, teksa temperaturat janë 10 deri 20 gradë mbi mesataren.

Afro 95% e Perëndimit po përjeton thatësira të mëdha ndërkohë që nxehtësia vazhdon të ushqejë zjarret.

Në juglindjen e Uashingtonit, një zjarr u rrit deri në gati 60 milje katrore. Në Idaho, rrufeja goditi zonat e prekura nga thatësira, duke bërë që Guvernatori të dërgojë Gardën Kombëtare për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)