Lexoni edhe:
Sekuestrohen dy armë zjarri në Drenas, ndalohen dy persona
Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar për helmimet e qindra qytetarëve në Komunën e Deçanit.
AP në artikullin e saj shkruan se Kryetari i komunës në perëndim të Kosovës ka deklaruar gjendje emergjente të martën pasi qindra banorë përjetuan të vjella dhe diarre gjatë ditëve të fundit.
Sekuestrohen dy armë zjarri në Drenas, ndalohen dy personaLexoni edhe:
Mbi 1 mijë e 500 persona janë helmuar në Komunën e Deçanit nga e shtuna. Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për media se mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.
“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë“, ka thënë ai.
Banorët e Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes, ndonëse prokuroria është duke kryer hetimet në këtë drejtim.
Përveç QKMF’së në Deçan, disa pacientë janë referuar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës.
Mbi 20 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore në këtë spital.
(Kosova Sot Online)