Prej tash hapen diskotekat në Kosovë

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 17:00
Prej tash hapen diskotekat në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për masat e reja kundër-Covid-19.

Ndër masat e reja është edhe lejimi i aktivitetit të klubeve të natës deri në orën 01:00.

Këto klube sipas vendimit të MSH-së, duhet të shfrytëzojnë vetëm 50% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, teksa 70% të kapacitetit në ambientet e hapura.

Përveç klubeve të natës, qeveria sot ka vendosur edhe për zgjatjen e orarit  të dasmave deri në orën 01:00, dhe që ato të bëhen me 300 të ftuar. 

(Kosova Sot Online)