KRU “Prishtina” inspekton puset e ujit dhe ujëmbledhësit

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 20:10
KRU “Prishtina” inspekton puset e ujit dhe ujëmbledhësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se zyrtarët e kompanisë së bashku me Inspektorët komunal të Shtimes dhe Policinë e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë vizituar dhe inspektuar të gjitha puset e ujit dhe ujëmbledhësit që furnizojnë qytetarët e kësaj komune me ujë të pijshëm.

KRU ‘Prishtina’, me anë të një postimi në Facebook, bënë të ditur se e kanë parë nga afër mbrojtjen e burimeve të ujit.

“Njëkohësisht në zonën e shërbimit janë duke u inspektuar kyçjet ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Fatkeqësisht po zbulohen çdo ditë me dhjetëra të tilla, të cilat drejtpërdrejt po e pengojnë distribuimin e ujit të pijshëm në pika të larta furnizuese”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)