Totaj tregon sondazhet e para për komunën e Prizrenit

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 00:04
Totaj tregon sondazhet e para për komunën e Prizrenit

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se sondazhet e para e tregojnë një rezultat të mirë për partinë e tij në komunën e Prizrenit.

Ai ka thënë se VV-ja, që qeveris me këtë komunë, nuk është fare mirë në këto sondazhe.

“Sondazhet po na qesin mirë. Na qesin si parti apo pretendent serioz për të kthyer pushtetin në komunën e Prizrenit. Ndërsa partinë e VV-së nuk e qesin as afër fitores”, thotë ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Për komunën e Prizrenit janë zyrtaritzuar kandidaturat e Anton Qunit të LDK-së, Zafir Berishës të Nismës dhe Totaj të PDK-së.

VV ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e asnjë kandidati në asnjë komunë të Kosoës. Kryetari i tanishëm i kësaj komune është Mytaher Haskuka nga VV.

(Kosova Sot Online)