
Lexoni edhe:
Petkoviq zbardh planin e Vuçiq për takimin e nesërm në Bruksel
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i tij i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë, pas njoftimit se ata kanë pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Më herët, zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë një pilot-programin e qeverisë, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës. Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.
Petkoviq zbardh planin e Vuçiq për takimin e nesërm në BrukselLexoni edhe:
Zyra e Johnsonit më 18 korrik njoftoi se kryeministri dhe ministri i Financave kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk zbuluan identitetin e këtij personi. Megjithatë, një ditë më herët, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se është infektuar me COVID-19.
The Sunday Times më herët ka raportuar se Johnsoni ka pasur një takim të gjatë me Javidin më 16 korrik.
Johnson do të izolohet në rezidencën e kryeministrisë në Chequers.
“Ai do të vazhdojë të mbajë takime nga larg”, tha një zëdhënës i Johnsonit, duke shtuar se ai nuk do të marrë pjesë në pilot-programin e qeverisë.
Edhe Sunak tha po ashtu se do të vetizolohet për të shmangur perceptimet se “rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë”.
(Kosova Sot Online)