Petkoviq zbardh planin e Vuçiq për takimin e nesërm në Bruksel

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 15:00
Petkoviq zbardh planin e Vuçiq për takimin e nesërm në Bruksel

Petkoviq, i cili do të jetë në Bruksel të hënën si anëtar i delegacionit të Beogradit, tha se për më shumë se 3,000 ditë, Prishtina ka refuzuar të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe të përmbushë detyrimet nga marrëveshja që nënshkroi në 2013, duke theksuar se Bashkimi Evropian është përgjegjës për mos formimin e këtij asociacioni.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryesisht do të insistojë në formimin e Asociacionit në Bruksel, sepse ky është “shpirti” i Marrëveshjes së Brukselit dhe themeli rreth të cilit ishin dialogu dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në një nivel të lartë politik.

“Pa formimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë dhe Metohi duhet të marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve”, u tha Petkoviq gazetarëve në Beograd.

(Kosova Sot Online)