Rekord operimesh, 130 të tilla vetëm sot në Aeroportin “Adem Jashari”

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 17:50
Rekord operimesh, 130 të tilla vetëm sot në Aeroportin “Adem Jashari”

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ASHNA, ka njoftuar ë që janë të planifikuara gjithsejt 130 operime të fluturakeve në ASHNA, operime këto të cilat realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, thuhet në komunikatë.

Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale.

“Në këtë sezon pushimesh verore, i urojmë bashkatdhetarëve dhe gjithë pasagjerëve tjerë, pushime verore të këndshme dhe i ftojmë t’i qëndrojnë besnikë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Kosovë.ASHNA me personelin e saj të specializuar, të prirë nga UD Drejtori i ASHNA-së z. Valmir Hylenaj, mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime të sigurta dhe pa vonesa për gjithë pasagjerët që shfrytëzojnë ANP “Adem Jashari”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)